English

Marrëveshje e kufijve, Topi: Shqiptarët të besojnë te shteti

Tiranë, 30 tetor NOA - Takimi me homologun e tij hungarez gjatë një vizite të këtij të fundit sot në Tiranë, ka sjellë dhe reagimin e parë të presidentit Bamir Topi për marrëveshjen me Greqinë për hapësirën detare.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentit Hungarez Laszlo Solyom, Topi ka deklaruar se shqiptarët duhet të kenë besim te institucionet.

Sipas Topit, marrëveshje nuk ka përfunduar ende ndërsa ai është duke e ndjekur me kujdes çështjen.

Topi deklaroi se në këtë çështje ka një transparencë të plotë dhe shqiptarët duhet të kenë besim të shteti.

 "Kush më shumë se sa vendet e NATO-s kanë teknologjinë më të lartë të matjes së detit? Sot nuk jetojmë në kohën e marrëdhënieve të izoluara bilaterale.

Ka një realitet të ri dhe Shqipëria, Greqia dhe Italia janë vende anëtare të NATO-s.

Sot janë të përparuara teknologjitë për të përcaktuar me saktësi detajet. Procesi do të jetë i monitoruar dhe dua të siguroj qytetarët se zgjidhjet institucionale do të jenë korrekte" deklaroi Topi. k.k/NOA

KOMENTE