English

Meta: Marrëdhënia jonë me SHBA, strategjike për forcimin e stabilitetit në rajon

Tiranë, 30 Tetor NOA - Gjatë takimit me delegacionin amerikan (BENS - Business Executives for National Security) të kryesuar nga Gjenerali Çarls Boyd, Meta deklaroi sot se marrëdhënia me SHBA, është strategjike për forcimin e stabilitetit në rajon.

Në takim ku mori pjesë edhe Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Xhon Uidhërs, u diskutua rreth çështjeve që lidhen me rolin e Shqipërisë për sigurinë rajonale, kontributin e saj në Afganistan, integrimin e plotë të Shqipërisë në BE dhe rreth perspektivave që lidhen me rolin e investitorëve amerikanë në Shqipëri. Â

Z. Meta e vlerësoi vizitën e delegacionit BENS në vend dhe theksoi rëndësinë e marrëdhënieve me SHBA, si aleati strategjik i Shqipërisë për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Në këtë kontekst, u vlerësua edhe politika konstruktive dhe ajo e fqinjësisë së mire, e ndjekur prej Qeverisë shqiptare.

Z. Meta shprehu bindjen gjithashtu se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO e ka forcuar ndjeshëm pozicionin e saj strategjik dhe rolin që ajo luan për sigurinë rajonale dhe globale.

Më tej, z. Meta vlerësoi ndihmën e SHBA për integrimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke kontribuar në veçanti për forcimin e sigurisë kufitare dhe kombëtare.

Sakaq, z. Boyd vlerësoi politikën pozitive të ndjekur nga Shqipëria në rajon dhe shprehu mirënjohjen e SHBA për kontributin e rëndësishëm të Shqipërisë në Afganistan, si anëtare e NATO-s.Â

Anëtarët e delegacionit amerikan shprehën vullnetin për të inkurajuar intensifikimin e investimeve amerikane në Shqipëri, si një kontribut për rritjen e sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

e.r/NOA

Â

KOMENTE