Tiranë, 30 tetor NOA - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, priti sot Ambasadorin e Republikës së Koresë, Bae Young- Han.
Gjatë këtij takimi u vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve dhe u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ekonomik.
Meta i vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si shumë pozitive dhe shprehu vullnetin për zgjerimit e tyre të mëtejshëm në të gjitha nivelet.
Ai theksoi rëndësinë e veçantë të këtyre marrëdhënieve duke nënvizuar potencialet që ekzistojnë në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe pozitën strategjike që Shqipëria ka në rajon.
Në këtë kontekst, ai kërkoi një prani më të madhe të kompanive koreano-jugore në Shqipëri.
Â
Ambasadori Young- Han transmetoi dëshirën e qeverisë koreano-jugore për thellimin e bashkëpunimit me qeverinë shqiptare në të gjitha nivelet.
Duke nënvizuar faktin se viti i ardhshëm shënon 20 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, ai propozoi zhvillimin e konsultimeve politike me qëllim organizimin e vizitave të nivelit të lartë dhe zhvillimin e aktiviteteve me karakter kulturor.
k.k/NOAÂ