Somali, 30 tetor, NOA - Një ceremoni e veçantë martesore është zhvilluar në Somali mes një personi 112 vjeçar dhe një vajze e cila ishte vetëm 17 vjeç.
Që të gjithë kanë mbetur të çuditur nga ceremonia e zhvilluar mes Ahmed Muhamed Doresë, somalezit i cili ka 18 fëmijë dhe 5 gra.
Madje ai ka pohuar se dëshiron që të ketë fëmijë edhe me gruan e tij të re, Sagi Abdulleh, e cila është vetëm 17 vjeç.
I pyetur nga gazetarët sesi e ka bindur vajzën e re që t'i besojë dashurisë së tij, megjithë vitet e shkuara në moshë, ai tha se nuk ka bërë asgjë tjetër përveçse ka shfrytëzuar eksperiencën e një jete të tërë.