English

Pakti, si do shpëtohet Traktati i Lisbonës

Bruksel, 30 tetor, NOA - Udhëheqësit e Bashkimit Evropian gjatë një takimi në Bruksel kanë rënë dakord për formulimin e një marrëveshje, e cila do të hiqte pengesën e fundit për hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës.

Në këtë mënyrë, sigurohet amendimi i cili bën të mundur ratifikimin, por edhe funksionalizimin e procesit të vendimmarrjes për 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Udhëheqësit e BE nga ana e tyre ranë dakord që ta lejonin Republikën Çeke që të mos e nënshkruante Traktatin e Lisbonës, duke shmangur kështy shtyrjen e hyrjes në fuqi të tij, vetëm sepse presidenti i këtij vendi refuzonte nënshkrimin e këtij dokumenti.

Tashmë, marrëveshja e arritur në Bruksel tani duhet të hapë rrugën që Klaus, një euroskeptik i zjarrtë, të përfundojë procesin e ratifikimit të Traktatit.

Me traktatin krijohen dy poste: ai i presidentit evropian dhe i Ministrit të Jashtëm të BE, ndërsa Komisioni, Parlamenti Evropian dhe Gjykata Evropiane e Drejtësisë do të marrin kompetenca të reja, ndërkohë që vendet anëtare do të humbasin të drejtën e vetos në disa fusha.

n.e/NOA

KOMENTE