Durrës, 30 tetor NOA - Një i vdekur dhe tetë të plagosur është bilanci i një aksidenti që ndodhi mbrëmë në Durrës.
Ngjarja rrugore ndodhi në orët e mbrëmjes të së enjtes në segmentin rrugor Mbikalimi i Serave-Durrës në rrugën e re në Kënet, kur një automjeti që drejtohej nga një djalë 16-vjeçar ka dalë nga rruga.
Burime nga policia thanë se automjeti tip-Benz me targa TR 4729 N i cili drejtohet nga 16-vjeçari E.S, ka dalë nga korsia e vet e lëvizjes dhe më pasi ka kaluar mbi trafikëndarësen dhe është përplasur me mjetin tip-Benx me targa DD 032BV që drejtohej nga 38-vjeçari Artan Ilmiu nga Kavaja.
Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme 19-vjeçari Jurgen Zani nga Durrësi i cili ka qënë pasagjer në mjetin TR 4729 N si dhe janë plagosur rëndë pasagjerët e po këtj mjeti J. Saliu 16-vjeç dhe Abedin Saliu 75-vjeç të cilët u dërguan në spitalin civil të Durrësit.
Ndërkohë që janë plagosur lehtë pasagjerët e mjetit me targa DD032BV, Rexhep Veizi 33-vjeç, Artan Ilmiu 38-vjeç, Nevila Veizi 27-vjeçe, Nafie Veizi 56-vjeçe, P.Veizi, 3- vjeçe që të gjithë të lindur dhe banues në Kavajë.
Policia arrestoi 16-vjeçarin E.S për veprën penale "Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor" dhe të "Drejtimit të mjetit pa dëshmi aftësie".
k.k/NOA
    Â