Tiranë, 30 tetor, NOA - Në kuadrin e aksionit për rritjen e sigurisë rrugore, i cili synon  aksidentet dhe pasojat e tyre, Policia Rrugore e Tiranës vetëm brenda dy ditëve ka vendosur 698 masa ndëshkimore dhe ka hequr 10 leje drejtimi.
Lajmi konfirmohet nga burime të policisë, sipas të cilëve, ndër të tjera, rrugorët kanë marrë masa ndëshkuese edhe për mosshlyerje të detyrimeve me heqjen e 51 lejeve të qarkullimit të automjeteve.
Bëhet e ditur se nga shlyerja e detyrimeve që rrjedhin nga kundavajtjet administrative, u arkëtuan nga Posta Shqiptare 575 masa administrative të likujduara nga drejtuesit e mjeteve. Ndërkaq, Policia shton se do të vazhdojë me intesitet puna për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, në përputhje me legjislacionin rrugor, me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore. "Në këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Po ashtu, kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës", përfundon komunikata e Policisë së kryeqytetit.
n.e/NOA
Â