Madrid, 30 tetor, NOA - Një studim spanjoll është marrë me zbulimin e sekretit të buzëqeshjes së Xhokondës, veprës së famshme të Leonardo da Vinçit.
Sipas tij, sekreti i buzëqeshjes së saj nuk gjendet tek buzët apo cepat e tyre siç është komentuar vazhdimisht gjatë viteve të fundit, por pikërisht tek sytë e saj.
Janë dy kërkues të Alikantes, të cilët mbështesi idenë se gjithë e fshehta qëndron në qelizat e ndryshme të cilat përbëjnë retinën e syve, të cilat transmetojnë në tru informacione të ndryshme që pasohen më pas me mënyra të ndryshme të të vështruarit të gjërave.
Ato kanë të bëjnë me madhësinë e një objekti, ngjyrën e tij si edhe pozicionimin e tij, që të gjithë këta faktorë që krijojnë një mënyrë të ndryshme të të parit të figurës së Xhokondës.
n.e/NOA