English

Tirana Bank vendos të ofrojë politika të reja për kreditorë që kanë mbetur të papunë

Tiranë, 30 tetor NOA - Tirana Bank, pjesë e grupit të njohur ndërkombëtar bankar Pireaus Bank, ka vendosur të aplikojë politika të reja për të gjithë ata shtetas shqiptarë, kreditorë të saj, që janë prekur nga kriza ekonomike.

Përmes një publikimi sot për mediat, bëhet e ditur se kjo bankë ka marrë masa për të mbështetur të gjithë klientët që kanë humbur vendin e tyre të punës dhe po përballen me vështirësi financiare gjatë kësaj periudhe.

Kjo strategji, - thotë zyra e shtypit të TB, - synon të mbështesë një nga segmentet më shqetësuese të shoqërisë shqiptare që ka prekur një numër të konsiderueshëm të popullsisë së vendit tonë.

Në këtë drejtim, TB ka vendosur ndihmojë klientët e saj që po përballen me vështirësi në pagesën e këstit mujor kredive të tyre karshi bankës.

Sipas kësaj politike të re, TB ju jep mundësinë kreditorëve të paguajnë vetëm 30% të interesit së kredisë së tij ndërsa pjesa e mbetur e kapitalit do të zhvendoset në fund të periudhës së kredisë për t'u rishpërndarë sërish në vitet që vijnë.

Kjo i jep klientëve mundësinë të përballojnë pagesën e kredisë së tyre, duke paguar në këtë mënyrë një shumë të vogël, e cila do të jetë fikse për një vit.

Kjo politikë do të lehtësojë mundësinë e pagesave për ata individë që kanë humbur punën e tyre.

Me këtë politikë te re Tirana Bank thekson se ajo vazhdon të dëshmojë ndjenjën e përgjegjësisë sociale dhe angazhimin për klientët e saj duke i ndihmuar dhe mbështetur ata gjatë periudhës së krizës financiare globale.

e.r/NOA

KOMENTE