English

Trafik heroine me grekun, kapet i riu shqiptar

Kavalla, 30 Tetor NOA - Një i ri shqiptar, emigrant në Greqi, u arrestua në orët e para të ditës së premte, si i dyshuar për trafik lëndësh narkotike, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Shpëtim Shkalla, 23 vjeçar, emigrant shqiptar me leje të rregullt qëndrimi në Greqi, i njohur me emrin Sotir Shkalla, u arrestua në kushtet e flagrancës nga sektori Antidrogë i policisë në Thasos të rajonit Kavalla.

Policia bëri të ditur se bashkë me Shkallën ka arrestuar edhe një 38-vjeçar grek, i dyshuar për trafik heroine në bashkëpunim.

Që të dy u gjendën në një makinë tip veturë në të cilën u gjet edhe një sasi e vogël heroine që mbanin me vete dy të dyshuarit.

Kontrolli në makinë, konkludoi me gjetjen e një tjetër sasie të vogël heroine nën mbulesat e sediljeve.

Ndërkohë policia ka kryer edhe një kontroll të imët në banesën me qera ku jetonte 23-vjeçari Shkalla në qytetin Thasos.

Atje, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, rreth 25 gramë lëndë e fortë narkotike, heroinë, peshore e saktë si dhe mjete të posaçme për përgatitjen e drogës për shitje.

n.s/NOA

KOMENTE