Tiranë, 30 Tetor NOA - Zëvendëskryeministri kinez z. Zheng Dejiang dhe ai shqiptar njëherazi Ministër i Punëve të Jashtme Ilir Meta kanë vizituar sot ambientet e teknike të Eagle Mobile në Tiranë.
Zyrtarët e lartë të dy shteteve janë pritur nga Presidenti i Çalik Group z. Ahmet Çalik dhe Drejtori i përgjithshëm i Huawei Technologies z. Renzheng Fei.
Meta u shpreh se "investimi i bërë në Shqipëri vazhdon të kontribuojë në zhvillimin e vendit dhe si qeveria ashtu dhe populli ynë e ka mirëpritur dhe lavdëruar punën e bërë nga kompania Eagle Mobile dhe kompani të tjera të këtij grupi".
Numri dy i qeverisë shqiptare, ka biseduar në një mbledhje me drejtuesit më të lartë të tre kompanive të Çalik Holding në Shqipëri, Eagle Mobile, Albtelecom dhe BKT dhe është informuar gjerësisht për ecurinë e punës së tyre në vend.
Presidenti i Çalik Holding Ahmet Çalik është takuar më pas me Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë Huawei Technologies z. Renzheng Fei, ku kanë shkëmbyer mendime dhe kanë biseduar rreth ecurisë së bashkëpunimit mes dy kompanive partnere të telekomunikacionit në Shqipëri.
Po ashtu u arrin në parim marrëveshja për shtrirjen e këtyre investimeve në vende të tjera të rajonit tonë.
Një ditë më parë drejtuesit e Lartë të Eagle Mobile dhe Huawei Technologies, z. Ali Taskin dhe Renzheng Fei, në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe në prani të dy Zv/Kryeministrave, Meta dhe Dejiang, kanë nënshkruar një marrëveshje për teknologjinë 3G dhe teknologjitë e tjera më të fundit që kanë të bëjnë me internetin, thirrjet pamore, transferimin e njohurive, etj.
Eagle Mobile, është kompania e parë në Shqipëri që ka përfunduar fazën përgatitore të aplikimit të teknologjisë 3G dhe është në pritje të dhënies së të drejtës së aplikimit të saj.
jo kompani për të parën herë në historinë e telekomunikacionit në Shqipëri ka vënë në përdorim internetin në celular, produktin Eagle USB modem që mundëson përdorimin e internetit në të gjithë territorin e vendit, Mobile TV, shërbimin mjaft modern Eagle Eye (Vehicle Tracking System) pra sistemi i vëzhgimit të makinës që ndihmon përdoruesit të ketë të gjithë të dhënat e nevojshme rreth makinës së tij, si vendndodhjen, konsumin e karburantit, shpejtësinë e mjetit në një kohë të caktuar me ndihmën e kompjuterëve portabël apo atyre PC.
e.r/NOA