Prishtinë, 31 tetor NOA-Nesër do të vizitojë Prishtinën, për herë të parë pas pavarësisë së Kosovës, ish presidenti i SHBA, dhe njeriu më popullor e i dashur për kosovarët, Bill Klinton.
Zyrtarët e lartë të shtetit kanë nisur përgatitjet për mikpritjen që do t'i bëjnë njeriut i Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në një mesazh i ka bërë apel qytetarëve të dalin në shesh e të mirëpresin mikun e tyre i cili ndihmoi në lirinë e popullit të Kosovës.
"Duke i pasur parasysh meritat e tij të jashtëzakonshme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si president i vendit, ju ftoj që këtë të diel t'i bëjmë një pritje madhështore, ashtu siç na ka hije, Presidentit Klinton.
Republika e Kosovës do t'u jetë përherë mirënjohëse Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Klinton, i cili, në çastet në të rënda të historisë sonë, udhëhoqi aleancën e madhe të vendeve demokratike e liridashëse të botës për ta ndaluar makinerinë e genocidit të Millosheviçit", thuhet në mesazhin e presidentit Sejdiu.
Po ashtu, ai ka theksuar se vizita e presidentit Clinton në Kosovë, e para pas pavarësisë së vendit tonë, është një inkurajim i madh për institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës në udhën e pakthyeshme të integrimeve euroatlantike.
m.i/NOA