Pavia, 31 Tetor NOA Update - Identifikohen viktimat e tragjedisë që ndodhi sot në Pavia të Italisë, informon bashkëpunëtori i agjencisë së lajmeve NOA.
Ata janë dy motrat Rina Ndoi (Mëlyshi), 24 vjeçe, vajza e saj katër vjeçare dhe tezja e të voglës, Ornela Ndoi, 19 vjeçe.
Mësohet se autor i dyshuar i vrasjes së trefishtë është daja i vogëlushes, Alfred Mëlyshi, 24 vjeçar.
Ai është dërguar në spitalin shtetëror San Matteo të Pavias ku ndodhet në gjendje të rëndë, pasi tentoi të kryejë vetëvrasje.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në lokalitetin Stradella të Pavias, në nj apartament në rrugën Buozzi 9 që e dalloni dhe në këto foto.
Alfred Mëlyshi, me një thikë, ka qëlluar duke i marrë jetën 4 vjeçares, Rina Ndoit (Mëlyshi) 24 vjeçare dhe Ornela Ndoit, 19 vjeçare.
Policia lokale nuk është shumë e qartë mbi shkaqet e masakrës dhe auytorët e saktë të tyre, por i referohet një dëshmie sipas të cilës, Alfred Mëlyshi, ka deklaruar se: "Unë jam ai që e bëri këtë" dhe është dorëzuar për të përfunduar pak minuta më pas në spital, nën ruajtje policore.
Sipas policisë, gjithnjë nga të dhënat paraprake të hetimit në vendngjarje, pas masakrës, i dyshuari u vetëqëllua me thikë, në përpjekje për t'i dhënë fund jetës.
Nga hetimet e para, ka dalë se bëhet fjalë për të njëjtën familje, e cila një natë më parë, ishte bërë objekt i prishjes së qetësisë publike pasi dy persona, gjithashtu shqiptarë kishin qëlluar me armë zjarri nëpër dritare dhe ballkonë.
Policia deklaroi se është duke kërkuar dy shqiptarët dhe shton se dyshohet se ka pasur një konflikt mes dy familjesh shqiptare
Ndërkohë, mësohet se Anton Mëlyshi, një 30-vjeçar shqiptar me punë murator në Pavia, nuk gjendej në shtëpi në çastet fatale, pasi kishte dalë me djalin e tij, ndërkohë që në shtëpi, po ndodhte masakra që i mori jetën vajzës së tij, të shoqes dhe kunatës së tij.
Policia tha se momentalisht, në gjendje shoku, Anton Mëlyshi dhe fëmija gjenden nën kujdesin e asistentëve socialë të policisë lokale.
Vijon...