English

Lazarat, sekuestrohen 200 kg marijuanë, asnjë arrest

Lazarat, 31 tetor, NOA - Një sasi e madhe marijuane është sekuestruar nga forcat policore të qarkut të Gjiokastrës, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Burimet policore konfirmojnë paraprakisht për agjencinë e Lajmeve NOA se lënda narkotike e sekuestruar ka qenë me një sasi prej rreth 200 kilogramë dhe është mundur të kapet në periferi të fshatit Lazarat, e paketuar në disa çanta.

Por ende nuk është mundur të arrestohet ndonjë nga personat që e dispononin atë dhe po siguronin daljen e saj nga fshati drejt destinacionit, pasi ata e kanë pikasur në kohë policinë dhe kanë mundur të largohen nga vendi ku kishin caktuar takimin për të siguruar transportimin.

Kjo është një ndër sasitë më të mëdha të drogës që policia ka mundur të kapë kohët e fundit. Ndrkaq, policia po vijon punën hetimore për të identifikuar autorët e saj.

n.e/NOA

KOMENTE