Milano, 31 tetor NOA-Një armiqësi e brendshme mes dy familjeve shqiptare në Pavia të Italisë ka shkaktuar sot një masakër ku dy gra dhe një fëmijë janë qëlluar për vdekje me thikë në një shtëpi në rrugën "Buozzi", në periferi të Stradellas, Pavia.
Agjencia e lajmeve italiane, ANSA, bën të ditur se  viktimat janë një fëmijë 4 vjeç, nëna e tij dhe tezja.
Të gjithë shqiptarët së bashku me babain e plagosur rëndë janë transportuar drejt Poliklinikës San Mateo të Pavias.
Sipas policisë, vrasja është bërë për larje hesapesh dhe bazuar në skemën e paraprake të rindërtuar të ngjarjes, vrasësit duhet të jenë dy shqiptarë rreth të 30-tave të cilët janë larguar pas masakrës dhe tashmë janë në kërkim.
Një natë më parë kundër apartamentit ku ndodhi tragjedia është qëlluar nga rruga me pistoletë.
Edhe në këtë rast sipas policisë mendohet të kenë qenë dy shqiptarët, emigrantë të rregullt në Itali, tashmë të dyshuar nga drejtësia italiane.
sipas policisë vrasja është bërë për larje hesapesh.
m.i/NOA-ANSA