English

Masakra në Itali, policia: Babai i fëmijës pranoi autorësinë

Milano, 31 tetor NOA UPDATE-Të dhënat paraprake të hetimit të policisë italiane zbardhin autorin e masakrës në një familje shqiptare në qytetin e Pavias, ku si pasojë e goditjes me thikë mbetën të vdekura dy gra dhe një fëmijë 4 vjeç.

Sipas policisë, ai është babai i fëmijës, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë ngjarjes së rëndë të ndodhur në Pavia të Italisë.

Policia ka deklaruar se 30 vjeçari ka pranuar autorësinë e krimit dhe se kemi të bëjmë me një vrasje të trefishtë e kryer me një mjet të vetëm që është thika.

Duke iu referuar deponimeve të autorit në polici, mësohet se pas aktit të krimit, 30-vjeçari tentoi të kryejë vetëvrasje.

Si pasojë e saj, dy gratë viktima janë G.P., 26 vjeç dhe A.G. 31 vjeç.

Policia italiane po vazhdon hetimet për masakrën e ndodhur sot në mesditë.

m.i/NOA

KOMENTE