Tiranë, 31 tetor NOA-Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ka paralajmëruar sot ndëshkime për cilindo mësues që kryen kurse private për lëndën mësimore që jep në shkolla.
Ministri ka theksuar se përmbushja e programit mësimor duhet kryer brenda shkollës dhe prindërit s'kanë asnjë arsye të çojnë fëmijët në kurse private.
Këto deklarata kreu i MASH i bëri gjatë analizës vjetore në drejtorinë arsimore të Qarkut të Tiranës.
 Ministri Myqerem Tafaj ka deklaruar se vëmendja e sistemit arsimor, duhet të përqendrohet tek nxënësit që kanë vështirësi në të nxënë dhe kjo sipas tij do të bëhet
me konsulta pas orëve të detyruara të mësimit.
Në lidhje me pjesëmarrjen në shkolla, ministri Tafaji, u shpreh se kjo përqindje do të rritet për shkak të investimeve që do të bëhen në ndërtimin e shkollave të reja.
m.i/NOA
Â