English

Nëntor, raporterët e KE-së në Shqipëri

Bruksel, 31 tetor, NOA - Zhvillimet e fundit politike në Shqipëri duket se e kanë shqetësuar Brukselin zyrtar dhe ai po nis sërish një grup raportesh në vendin tonë për t'i verifikuar dhe analizuar më mirë ato.

Kështu, gjatë datave 1-2 nëntor është parashikuar që të vijnë në vendin tonë Jan Micallef, presidenti i Kongresit Lokal dhe Autoriteteve Rajonale të Këshillit të Europës.

Por edhe Lakso dhe David Uilshire, bashkëraportuesit për Shqipërinë në Komitetin Monitorues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Bëhet me dijeni se në datat 3-5 nëntor ata do të vijnë në Shqipëri në një mision tjetër faktmbledhës për të vërejtur arritjet e realizimit e Shqipërisë sa i takon detyrimeve ndaj Këshillit të Europës.

Në axhendën e tyre parashikohet takimi me Presidentin Topi, kryeministrin Berisha; kryetaren e Parlamentit Topalli; ministrin e Jashtëm, Meta; atë të Brendshëm, Basha; me të Drejtësisë, Nishani si dhe kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Kristo.

Por dy raporterët e njohur do të takohen edhe me krerët e njësive vendore të disa qyteteve si atë të Tiranës, Edi Rama, atë të Shkodrës, Luka si dhe me përfaqësues të minoritetit malazez në vendin tonë.

Ata kanë qenë në Shqipëri edhe gjatë periudhës zgjedhore të 28 qershorit.

n.e/NOA

Â

Â

Â

Â

Â

Â

Â

Â

Â

Â

KOMENTE