Napoli, 31 tetor NOA - Një person i shumëkërkuar, i piketuar nga antikrimi special italian, u arrit të prangosej sot në një operacion të bujshëm policor që përfundoi para pak orësh.
Policia italiane konfirmoi arrestimin në orët e para të mëngjesit, të 40-vjeçarit Salvatore Ruso, i cilësuar si një nga bosët e rëndësishëm të organizatës Kamorra (Camorra).
Ruso ishte pjesë e listës së ngushtë të 30 kriminelëve më të kërkuar në Itali.
Ai ishte dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për vrasje dhe krijim e pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Autoritetet deklaruan se Salvatore Ruso drejtonte në Napoli një klan kriminal, i cili mbante emrin e tij.
Për më tepër, Ruso, e kishte përqendruar aktivitetin kriminal sidomos në sektorin e bujqësisë.
f.sh/NOA