English

Presidenti hungarez takon Berishën, i premton mbështetje

Tiranë, 31 tetor NOA-Presidenti i Hungarisë i cili po viziton Tiranën që nga dita e djeshme, i ka premtuar kryeministrit Sali Berisha gjatë takimit me të se do të mbështesë Shqipërinë për integrimin sa më shpejt në BE.

Presidenti hungarez Lazlo Solyom vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria, si rezultat i reformave në shumë fusha dhe siguroi se Hungaria do të mbështesë Shqipërinë me të gjitha mundësitë, në procesin e integrimit sa më të shpejtë të vendit në BE dhe në liberalizmin e vizave.

 Solyom u shpreh se të dy vendet do të punonin së bashku për të inkurajuar investitorët hungarez për të investuar ne Shqipëri, në fusha me interes si ne turizëm, arsim, infrastrukturë, bujqësi, miniera, etj.

Kryeministri Berisha e falënderoi presidentin Solyom për mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Shqipërisë në fusha të ndryshme dhe shprehu besimin se bashkëpunimi i ndërsjellë do të njohë nivele të reja edhe më të larta.

Pas takimit, Presidentit hungarez Solyom mori pjesë në drekën zyrtare, të shtruar për nder të tij , nga kryemistri Berisha.

m.i/NOA

KOMENTE