Sora - Itali, 31 Tetor NOA - Përfundoi sot në Sora, vizita në Itali e delegacionit shqiptar me në krye Artur Roshin, kryetari i partisë Balli Kombëtar Demokrat (PBKD), parti e cila në Shqipëri mbështet kryeministrin aktual.
Vizita synon të promovojë më tepër marrëdhëniet e mira ndërmjet komunitetit shqiptar dhe italian, si në pikëpamjen politike po ashtu në atë ekonomike dhe sociale.
Për më tepër PBKD në programin e saj politik ka si prioritet "mbrojtjen e të drejtave dhe të autonomisë të çdo qytetari shqiptar që jeton dhe punon në çdo vend të botës" dhe në veçanti, partia Balli Kombëtar Demokrat "aspiron në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian".
"Për këtë arsye i japim prioritet marrëdhënies me Italinë dhe italianët, pasi nga ky vend mik mund të marrim një ndihmë konkrete për të konsoliduar demokracinë në republikën tonë, gjithashtu edhe për projektin tonë të integrimit në Evropë", deklaroi kryetari Artur Roshi para sipërmarrësve dhe politikanëve gjatë një takimi në provincën Frozinone dhe në disa lokalitete të tjera të Lacios.
Vendimi për të vizituar tokën sorane i ka rrënjët me marrëdhëniet mjaftë të ngushta që prej vitit 2000 kur atëherë Federatën e Aleancës Nacionale e drejtonte Roberto Ferrera, i cili me porosi të vetë Finit, i cili sot drejton Dhomën e Deputetëve në Itali, vizitoi Shqipërinë duke hedhur bazat për zhvillimet që sot janë të prekshme.
Ferrera priti Roshin dhe bashkëpunëtorët e tij duke nisur nga Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë, Besnik Troplini, thelbësor edhe roli i tij si përkthyes duke pasur parasysh zotërimin e mirë të gjuhës italiane falë viteve marrëdhënie me vendin tonë.
Në fund të vizitës që përfundoi sot në Sora, Artur Roshi deklaroi se ishte mjaftë i kënaqur për takimet dhe u shpreh i sigurt se në të ardhmen do të ketë një rritje të sigurt të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe me "vëllezërit" italianë.
j.m/f.sh/NOA