Bruksel, 31 tetor NOA/DW - Shtetet e Bashkimit Evropian, shkojnë pa shuma financiare konkrete në konferencën botërore të klimës në dhjetor në Kopenhagë.
Pas këmbënguljes së Gjermanisë dhe të Francës, 27 krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së nuk përcaktuan një shumë fikse, me të cilën do të mbështeteshin masat për mbrojtjen e klimës në vendet në zhvillim.
Në Bruksel u tha vetëm se BE-ja do të marrë pjesë me një përqindje adekuate në shumat miliardëshe të nevojshme për këtë.
Në të njëjtën kohë, kancelarja gjermane Angela Merkel i uli pritjet ndaj konferencës së klimës.
Nuk besoj që në Kopenhagen do të ketë një marrëveshje të gatshme, tha kancelarja. Sipas saj, shtetet pjesëmarrëse synojnë një kuadër politik.Â