English

Vasili, takim në Fakultetin e Infermierisë

Tiranë, 31 tetor, NOA - Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka zhvilluar sot një takim me studentët dhe drejtuesit e Fakultetit të Infermierisë në Tiranë.

Ai e ka cilësuar këtë fakultet si shumë të rëndësishëm në kuadrin e reformimit të pritshëm që do t'i bëhet sektorit të shëndetësisë në vendin tonë.

Gjatë fjalës që ka mbajtur në vizitën pranë Fakultetit të Infermierisë në Tiranë, ministri bëri me dije se kujdesi shëndetësor është primar dhe ndërgjegjësimi ndaj tij duhet të jetë në thelb të edukimit të studentëve që dalin nga dyert e këtij fakulteti.

Nga ana e tij, Dhori Kule, rektori i universitetit të Tiranës i cili ka qenë i pranishëm në këtë takim tha se cilësia e studentëve po rritet.

"Diplomat e infermierisë po njihen kudo dhe cilësua e studentëve po rritet", tha ndër të tjera rektori Kule.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE