Kabul, 1 Nëntor NOA-Ushtria franceze ka transferuar komandën e trupave të NATO-s në Kabul te Turqia.
Kontingjenti francez që ishte i pranishëm në Kabul nga viti 2002 është transferuar në një rajon tjetër.
Gjenerali Levent Colak ka deklaruar se prania ushtarake turke në Afganistan nuk duhet të shikohet vetëm si detyrë ushtarake.
Ai ka thënë se "bazat e përbashkëta kulturore: religjioni, vlerat, traditat dhe vullneti i mirë, do të ndihmojnë për t'i tejkaluar të gjitha vështirësitë.
Franca ka në Afganistan rreth 3000 ushtarë, ndërsa Turqia rreth 1700.