Gjirokastër, 1 nëntor NOA - Një 19-vjeçar është arrestuar sot nga policia e Tepelenës pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh të ndodhura në kohë dhe vende të ndryshme në këtë qytet.
Burime nga policia thanë se mëngjesin e sotëm Specialistët për Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë kryer arrestimin e 19-vjeçarit Dorian Zhupa lindur dhe banues në Tepelenë.
Arrestimi i tij u krye teksa ai po tentonte të kryente vjedhjen e dytë brenda një nate.
Sipas policisë Zhupa u kap mbrëmë duke vjedhur një minimarket, pronë e shtetasit F.C, në lagjen Selam Musai të qytetit Tepelenë.
Hetimet e policisë zbuluan se adoleshenti është autori i vjedhje me thyerje të një lokali të ndodhur mbrëmë në lagjen "3 Heronjtë" në qytetin e Tepelenës, ku ka marrë një shumë prej 50 mijë lekë të reja, si dhe paketa cigare dhe pije alkoolike me vlerë 60 mijë lekë të reja.
Gjithashtu ky ai më datë 27 tetor të këtij viti ka vjedhur me thyerje në lagjen "3 Heronjtë" në qytetin e Tepelenës, lokalin e shtetasit D.S, ku ka vjedhur një shumë prej 3 mijë lekë të reja si dhe paketa cigare me vlerë 10 mijë lekë të reja.
Ndërsa më datë 17 tetor 19-vjeçari dyshohet se ka vjedhur me thyerje në qendër të qytetit të Tepelenës, lokalin e shtetasit SH.A, ku ka marrë një shumë prej 80 mijë lekë të reja.
k.k/NOA