English

Demokracia e Re, kundër protestave pranë ish-ambasadës amerikane

Shkup, 1 nëntor NOA - Demokracia e Re në Maqedoni, forcë politike e drejtuar nga Ymer Selmani, tha sot se protestat e mbajtura para ish-ambasadës amerikane në Karposh nuk janë aspak në frymën e krijimit të raporteve të mira ndër-etnike në vend.

Kjo parti, përmes një qëndrimi të bërë publik tha se po ashtu këto protesta janë edhe në kundërshtim me kahjen e rrugës së Maqedonisë drejt familjes së madhe të NATO-s dhe Unionit Evropian.

"Tani kur Maqedonia ndodhet në prag të proceseve shumë të rëndësishme për ardhmërinë e saj evropiane, aspak nuk duhet që njerëz të ngarkuar me të kaluarën të bëhen pengesë e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe Union Evropian", - thuhet në deklaratën e Demokracisë së Re.

Ftojmë Qeverinë dhe kryetarin e Komunës së Karposhit, - vijon qëndrimi i DR, që t'i tejkalojnë inatet që i kanë mes tyre dhe të kuptojnë rëndësinë e momentin që ndodhet Maqedonia në prag të marrjes së datës për fillimin e negociatave për t'u anëtarësuar në Unionin Evropian.

z.r/f.sh/NOA

KOMENTE