Pukë, 1 nëntor NOA - Një adoleshente ka tentuar t'i japë fund jetës duke konsumuar një sasi helmi.
Ngjarja ndodhi dje në Pukë, kur Violeta N, 18-vjeçe është gjetur në gjendje të rënë nga familjarët e saj në banesë.
Menjëherë ata janë përpjekur t'i japin ndihmën e parë ndërsa e transportuan me urgjencë në spital.
Mjekët e spitalit konfirmuan faktin se vajza kishte pirë helm dhe ndërhynë për t'i shpëtuar jetën asaj.
Për ngjarjen u lajmërua policia e cila nisi hetimet për të zbardhur rrethanat që detyruan të renë të tentonte të vriste veten.
Sipas dëshmive të familjarëve të saj, 18-vjeçarja prej disa kohësh vuante nga depresioni dozat e së cilës janë shtuar ditët e fundit.
k.k/NOA