English

Dy motra, 10 dhe 12 vjeçare, dhunohen nga i ati në Tiranë

Tiranë, 1 nëntor NOA - Në vend që të gjenin ngrohtësinë prindërore që duhet të kenë nga prindi, një djalë dhe një vajzë në moshë të vogël, janë detyruar që të pranojnë qëndrimin larg të atit, për shkak të dhunës që ai ndërmerrte ndaj tyre.

Historia e trishtë ka ndodhur në familjen e Sadik D., në qytetin e Tiranës. Burime policore nga sektori kundër dhunës në familje i thanë agjencisë NOA se morën informacion për dhunë fizike familjare.

E.D dhe Xh.D, dy motra përkatësisht, njëra dhjetë dhe tjetra 12 vjeçe, u morën nën mbrojtje policore, pasi mbrëmjen e djeshme në ora 18.00, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Policia sqaroi se kjo masë u mor për shkak se ndaj dy vajzave të mitura, i ati 39 vjeçar, Ylli D., ka ushtruar dhunë fizike dhe shtoi se dosja me materialet i kaloi Gjykatës së Rrethit Tiranë.

f.sh/NOA

     Â

KOMENTE