English

Gjashtë femra të ekzekutuara zbulohen në banesën e një përdhunuesi të dënuar

Kliveland, 1 nëntor NOA - Makabritet në banesën e një të dënuari për përdhunim, policia tronditet teksa nxjerr një pas një trupat e gjashtë femrave të vrara kurse frika për zbulime të tjera end vazhdon.

Paraditen e sotme, Policia e shtetit të Klivelandit deklaroi se ka zbuluar në shtëpinë e një ish-të dënuari për përdhunim kufoma të dekompozuara femrash.

Fillimisht u gjet një trup dhe më tej katër kufoma kurse pak orë më vonë, u gjet dhe trupi i gjashtë i dekompozuar i një tjetër femre në moshë të re.

E gjithë historia nuk do të ishte zbardhur në këto 24 orët e fundit, nëse në policinë lokale nuk do të kishte mbërritur një tjetër denoncim për përdhunim.

Një vajzë identifikonte 40 vjeçarin Anthony E. Sowell, një ish i dënuar më parë për akuzë përdhunimi, se kishte abuzuar me të seksualisht.

Policia ka marrë një mandat kontrolli dhe ka shkuar në banesën që ju shihni në foton e dytë të këtij raporti si dhe më tej në bodrumin që ju shihni në foton e mëposhtme.

Anthony E. Sowell, në vitin 1990 ishte dënuar me burgim për 15 vjet për akuzën e përdhunimit dhe pak vite më parë pasi kishte vuajtur këtë dënim, i ishte rikthyer banesës së tij.

Por profesionin e vjetër, Anthony E. Sowell ka vendosur të mos e lërë sepse jo vetëm që ka vazhduar të përdhunojë femra por edhe të vrasë shumë prej tyre, aq sa gjashtë trupa u zbuluan orët e fundit, kurse ekziston frika se do të gjenden edhe të tjera, pasi kërkime të specializuara, do të vazhdojnë në vilën e përdhunuesit monstër.

a.b/f.sh/NOA

KOMENTE