Teheran, 1 Nëntor NOA-Epidemia e gripit të derrit AH1N1 dhe pasojat e tij kanë detyruar institucionet shëndetësore iraniane të mbyllin 620 shkolla.
Në qytetin Kashan janë mbyllur 250 shkolla, ndërsa në Isfahanë 370 institucione shkollore.
Ministria e Shëndetësisë e Iranit ka vendosur që 15 për qind e shkollave do të mbyllen nëse 15 për qind e nxënësve janë të infektuar me virusin e gripit H1N1.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Iran deri taninga virusi H1N1 kanë vdekur 22 veta.
m.i/NOA