Prishtinë, 1 nëntor NOA - Ish-presidenti i Amerikës, Bill Klinton ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës ku ka falënderuar shtetin e pavarur për nderimin e madh.
Kliton gjatë fjalës së tij ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova që sipas tij ishte i përkushtuar për lirinë e Kosovës.
Në fjalën e tij, Klinton u ka dhënë të falat e bashkëshortes së tij Hilari Klinton, qytetarëve të Kosovës.
"Kurrë nuk do të harroj vizitat që i kemi bërë së bashku në kampet e refugjatëve para fillimit të bombardime kurrë nuk do ti harroj fytyrat e njerëzve dhe rrëfimet e tyre" deklaroi Klinton.
Klinton u është drejtuar krerëve të shtetit të Kosovës të jenë krenarë për punën e tyre të cilët kanë bërë shumë në kaq pak kohë për shtetin më të ri duke forcuar institucionet.
Ish-presidenti i Amerikës, deklaroi se Kosova së shpejt do të jetë anëtare NATO-s dhe e BE-së.
Klinton ka shtuar se do të vazhdojë luftën për paqe.
k.k/NOA