Prishtinë, 1 Nëntor NOA-"Problemet me kufirin e Malit të Zi do të zgjidhen me anë të marrëveshjes së kufijve mes dy vendeve", kështu ka deklaruar presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i pyetur për protestën e banorëve të zonës kufitare në lidhje me vendosjen e tabelës nga ana e Malit të Zi, gati 5 km brenda territorit kosovar.
Sejdiu ka deklaruar se nuk duhet të krijohet ideja se mes dy vendeve nuk ka klimë të mirë.
"Nëse kemi ndonjë kontest eventual, kjo do të zgjidhet me anë të demarkacionit, ashtu që të dihet se ku është kufiri i Kosovës dhe ku është kufiri i Malit të Zi", ka thënë Sejdiu për Televizionin e Malit të Zi, duke shtuar se aspektin teknik të kësaj çështje do ta zgjidhin ekspertët.
m.i/NOA