Pekin, 1 Nëntor NOA-Gjashtë ujgurë etnikë, nënshtetas kinezë, janë liruar nga burgu i Guantanamos.
Ata janë dërguar të jetojnë në ishullin Pallau në Oqeanin Paqësor.Ujgurët u pritën nga presidenti i Pallaut me të mbërritur në ishull.
Ujgurët që ishin mbajtur në burg nën dyshimin për terrorizëm janë liruar nga të gjitha akuzat.Pekini ka kërkuar që ujgurët të kthehen në Kinë, duke thënë se ata kërkohen nga drejtësia kineze pasi i takojnë një grupi separatist mysliman.Autoritetet amerikane mendojnë se ujgurët në Kinë përballen me persekutim.
m.i/NOA