English

Përplasja, Poni: Tirana duhet çliruar nga klika uzurpuese e Edi Ramës

 Tiranë, 1 Nëntor NOA-Konflikti mes qeverisë dhe bashkisë për truallin në qendër të Tiranës, ka vazhduar dhe sot me replika në të dyja kampet, ku pas deputetit socialist Eduart Shalsi, ka reaguar zv/ministri i Brendshëm dhe këshilltar i PD në këshillin Bashkiak të Tiranës, Ferdinand Poni.

Duke iu kundërpërgjigjur akuzave të deputetit socialist, Poni deklaroi se  mbi gjithçka, Shalsi ka vënë interesat abuzive të grupit të personave që qëndrojnë mbi ligjin.

Poni theksoi se Tirana duhet të çlirohet nga klika uzurpuese e Edi Ramës.

"Ligji dhe institucionet e tij duhet të zbatohen në mënyrë korrekte dhe Tirana duhet të çlirohet nga klika uzurpuese e Edi Ramës, e cila turpësisht vihet 24 orë në 24 në shërbim të klaneve të ndërtimit", u shpreh Poni për mediat.

Poni hodhi poshtë pretendimet e Bashkisë së kryeqytetit se ka leje ndërtimi për një objekt në kryqëzimin midis Rrugës së Kavajës dhe Rrugës së Durrësit.

"Bashkia e Tiranës nuk ndalet para asgjëje, as nga fakti që nuk ka pronësi mbi tokën, pasi ajo është shtetërore dhe as nga fakti që në mënyrë të paturpshme thuhet se ka leje ndërtimi, kur nuk ka", deklaroi Poni.

m.i/NOA

KOMENTE