Kavajë, 1 nëntor NOA - Tre studentë janë arrestuar dje pasi tentuan të furnizonin automjetin me karburant me euro false.
Dalip Xhihani, Mirjan Ajazi dhe Urim Nela, të moshës 23, 22 e 24 vjeç, banuesa në Kavajë, u arrestuan nga policia pasi ditën e djeshme në fshatin Lekaj të Kavajës, në karburantin "Anoil", kanë blerë benzinë me kartëmonedhë 100 euro, të falsifikuar.
Menjëherë punonjësi i karburantit ka diktuar shumën false dha ka lajmëruar policinë.
Kjo e fundit mundi të identifikonte dhe të kapte tre studentët njërit prej të cilit iu gjet në portofol dhe shuma prej 100 euro e falsifikuar.
k.k/NOA