English

Tiranë-Durrës, dy gra merren nën mbrojtje policore nga dhuna e burrave

Tiranë, 1 Nëntor NOA - Një grua në Tiranë dhe një e dytë në Durrës, janë marrë nën mbrojtje nga policia pasi bashkëshortët e tyre abuzonin fizikisht duke i dhunuar.

Burime nga Seksioni kundër Krimeve Seksuale dhe Lirisë së Personit në policinë e Tiranës, i thanë sot agjencisë NOA se mesditën e djeshme ora 12.00, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për 33 vjeçaren Blerta V., banuese në Tiranë.

Policia sqaroi se mbrojtja e posaçme erdhi pasi bashkëshorti i Blertës, 39 vjeçari Ardian V., ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Ndërkohë, Komisariati i Policisë Durrës ka plotësuar kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Mereme L.

Gruaja 47 vjeçare, banuese në lagjen Nr.10, treguar se u detyrua të kërkojë ndihmën e policisë, sepse bashkëshorti i saj 51 vjeçar, Ramiz L. ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Kohët e fundit ka një shtim të madh të rasteve të dhunës në familje, me shtrirje jo vetëm në zonat rurale si edhe ka qenë dendësia e denoncimeve të mëparshme por edhe në qendrat urbane.

a.b/f.sh/NOA

KOMENTE