Prishtinë, 1 Nëntor NOA-Partia Reformiste ORA, i ka shprehur të dielën ngushëllimet familjarëve të personave që humbën jetën në ujërat e lumit Tisa.
"Jemi të tronditur thellësisht nga ngjarja e rëndë që ndodhi dhe bashkëndjejmë me ju dhimbjen dhe pikëllimin që sjellë humbja e më të afërmve", thuhet në mesazhin e kësaj partie.
Sipas ORA-s, kjo tragjedi është një mesazh i fuqishëm për institucionet dhe për Qeverinë për problemet ekzistenciale me të cilat po ballafaqohet qytetari i Kosovës.
m.i/NOA