English

Tragjedia e Tisës, Sejdiu: Nesër, ditë zie kombëtare

Prishtinë, 1 Nëntor NOA-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, vendosi të shpallë datën 2 Nëntor, ditë zie kombëtare në shenjë nderimi për viktimat që u mbytën në lumin Tisa, në përpjekje për të kaluar kufirin serbo-hungarez.

Sipas vendimit të presidentit Sejdiu, udhëzohen të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës t'i përmbahen këtij vendimi duke respektuar dispozitat e ligjit.

m.i/NOA

KOMENTE