English

Vizitojnë Prishtinën ambasadorët e Paqes në botë

 Prishtinë, 1 Nëntor NOA-Marshi Botëror për Paqe dhe Jo dhunë është ndalur gjatë rrugëtimit të tij drejt Gjenevës, në kryeqytetin kosovar të Prishtinës.

Grupi i vendeve të Evropës Juglindore i cili ka marshuar nga Stambolli drejt Gjenevës ka qenë në Prishtinë në të njëjtën kohë me ekipin bazë të Marshit të Paqes i cili ka mbërritur në Holandë e më pas në Çeki.

Paraditen e së djelës, delegacioni i këtij Marshi ishte pranë hotelit Grand, pastaj ka marshuar në sheshin Nënë Tereza deri tek qendra teatrale e qytetit.

Aty u zhvillua dhe një takim mes instituteve, shoqatave dhe qytetarëve.

Marshi Botëror po punon e marshon gjatë tërë ishullit Ballkanik duke kërkuar edhe ambasadorë për paqe e kundër dhunës, pikërisht në ato vende ku është vuajtur nga ngjarjet e tmerrshme të luftës, ku edhe sot ndihet aq qartë tensioni i atyre përvojave në konfliktet e pazgjedhura shoqërore, etnike dhe fetare.

m.i/NOA

KOMENTE