Tiranë, 2 nëntor NOA - Një 34-vjeçare ka kërkuar ndihmën e policisë pasi dhunohej fizikisht dhe psikologjikisht nga ish-bashkëshorti i saj.
Ngjarja ndodhi dje kur Flutura U, banuese në Frutikulturë-Kamëz, ka mbërritur në ambientet e komisariatit të policisë nr.5 ku ka deklaruar se ish-bashkëshorti i saj Bashkim U, 45-vjeç ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Burime nga policia thanë se gruas ju plotësua kërkesë padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes, për "dhunën në familje".
Materialet do t'i kalojnë Gjykatës, për veprime të mëtejshme.
k.k/NOA