English

ERE hedh poshtë kërkesën e OSSH-së për rritjen e çmimit të energjisë

Nga Rajmonda LajthiaÂ

Tiranë, 2 nëntor NOA - Rritja e çmimit të energjisë elektrike që pritet të miratohet ka përfshirë në konflikt çekët e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe qeverinë shqiptare.

Enti Rregullator ka hedhur poshtë kërkesën e OSSH-së, e cila pretendonte se humbjet teknike në rrjet janë në nivelin e 35.7%, një shifër kjo 3.7% më e lartë se niveli zyrtarë i pranuar.

Humbjet në rrjet janë pjesë përbërëse e çmimit të energjisë elektrike, çka do të thotë, sa më të larta të jenë ato, aq më shumë duhet të rriten tarifat.

Entela Çipa përfaqësuese e Entit Rregullator të Energjisë thotë se, bordi i komisionerëve konstatoi se shifrat e paraqitura nga kompani OSSH ishin jo realiste dhe të ekzagjeruar. Ndaj ky bord mori vendimin që të mos pranojë kërkesën e kompanisë.

Në këtë mënyrë mbetet në fuqi niveli prej 32% i humbjeve në rrjet.

Por drejtuesit e kompanisë nuk janë ndalur në argumentin e tyre.

Vendimi i bordit të Entit Rregullator është ankimuar nga OSSH dhe kjo situatë rrezikon të përfundojë në gjykatë.

Pesë ditë nga publikimi i vendimit të bordit, kompania ka ankimuar rezultatin.

Tashmë ajo duhet të gjejë argumente të reja për të bindur entin që të miratojë shifrën prej 35.7%.

Sipas Çipës në rast se kompania nuk përputhet edhe me vendimin e dytë të entity atëherë, OSSH ka të drejtë i drejtohet gjykatës.Â

Me këtë vendim Enti Rregullatorë del në mbrojtje të konsumatorëve të cilët nga 1 janari i 2010-ës do të përballen me një çmim të ri të energjisë.

OSSH ka kërkuar që tarifat aktuale të rriten me mbi 20%, por enti pritet të vendosë në muajin dhjetor se sa do të jenë ato.

r.l/NOA

Â

KOMENTE