English

Evropa e do Obamën, por dyshimet janë shtuar

Shumë evropianë thonë se zoti Obama nuk është ndarë plotësisht nga politikat e administratës Bush, derisa një numër amerikanësh argumentojnë se evropianët janë shumë pasivë, duke mbetur vetëm vëzhgues në kohën kur Obama përballet me çështje të vështira, si Afganistani apo mbyllja e Guantanamos

02 Nëntor 2009 - Nga By Steven Erlanger "New York Times" Zgjedhja e Barak Obamës si president, padyshim ishte lajm i mirë për shumicën e evropianëve, pasi e shihnin si fundin e politikave të njëanshme dhe indiferencës që aleatët shikonin te presidenti Bush. Por, nëntë muaj pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë, presidenca e Obamës është sërish e mjegulluar nga dyshimet. Shumë evropianë thonë se zoti Obama nuk është ndarë plotësisht nga politikat e administratës Bush, derisa një numër amerikanësh argumentojnë se evropianët janë shumë pasivë, duke mbetur vetëm vëzhgues në kohën kur Obama përballet me çështje të vështira, si Afganistani apo mbyllja e Guantanamos. Obama mbetet popullor në mesin e publikut evropian, por zyrtarët evropianë thonë se janë të shqetësuar nga mundësia e një pakënaqësie në rritje në mesin e të dyja palëve. Lidhur me Afganistanin, një tjetër zyrtar evropian thotë se "evropianët janë ulur dhe po presin që Uashingtoni të vendosë çfarë politikash do të ndjekë SHBA-ja në Afganistan". Lidhur me Iranin, evropianët i druhen mundësisë se Obama mund të sakrifikojë çështjen e pasurimit të uraniumit nga Teherani, në shkëmbim të përfshirjes së Iranit në diskutimin e një numri çështjesh rajonale. Por, për ish-ministrin e Jashtëm francez, Hubert Vedrin, shumë nga problemet janë për faj të vetë evropianëve. "Evropa për Obamën nuk është përparësi, nuk është as problem dhe as zgjidhje për problemet e tij. Obama mban ‘një distancë' nga udhëheqësit evropianë, por kjo nuk është arsye e mjaftueshme për evropianët që të rrinë e presin si spektatorë". "Është e nevojshme ta ndihmojmë Obamën", thotë Vedrin. Evropianët kanë qenë të ngadalshëm për të ndihmuar Obamën në pikat kyçe të agjendës së tij. Deri tani, kanë pranuar që të marrin vetëm një numër të vogël të të burgosurve nga Guantanamo. Vendet evropiane anëtare të NATO-s gjithashtu kanë marrë angazhime shumë të kufizuara lidhur me ndihma shtesë në Afganistan. Por, Zhan David Levit, ish-ambasadori francez në Uashington dhe aktualisht këshilltar i presidentit Sarkozi, thotë se pavarësisht të gjithave, Evropa mbetet aleati më i mirë i SHBA-ve. Ai thotë se Evropa është e gatshme për të ndihmuar, duke kujtuar se janë 35 mijë trupa evropiane në Afganistan. Në një raport të Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë thuhet se qeveritë evropiane duhet t'i largojnë iluzionet rreth marrëdhënieve transatlantike, nëse dëshirojnë të mënjanojnë kthimin në faktor, të parëndësishëm në planin global. Një tjetër studim nga Instituti Brukings pohon se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për partnerë të fortë "në një botë, të cilën ata nuk e dominojnë më". Me gjithë faktin se Obama është simpatizues e madje mund të thuhet edhe "evropian" në zgjedhjet e tij politike, evropianët nuk e kuptojnë sa duhet pragmatizmin e tij se "ai do të punojë me këdo që është më efikasi për zgjidhjen e problemeve me rezultatin e dëshiruar".Â

KOMENTE