Vlorë, 2 nëntor NOA - Gjendet një kufomë në qendër të qytetit të Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm kur kalimtarë të rastit kanë gjetur një trup të pa jetë pjesërisht të kompozuar pranë sheshit "Flamuri" në Vlorë.
Policia e lajmëruar për ngjarjen mbërriti menjëherë për të identifikuar kufomën.
Sipas policisë trupin i pa jetë i përket 40-vjeçarit Dritan Muka.
Kufoma u transportua në morgun e spitalit, për ekzaminime të mëtejshme ndërsa policia po heton për të zbardhur rrethanat e vdekjes së 40-vjeçarit.
Policia po heton në tre pista kryesore për të gjetur shkaqet e vdekjes.
Muka mund të jetë vrarë, ose të ketë vdekur si pasojë e overdozës ose të jetë një punëtor që është rrëzuar aksidentalisht për vdekje, janë tre pistat që po heton aktualisht policia e Vlorës për këtë ngjarje, ndërsa fjalën e fundit pritet ta thonë mjekët e ekspertizës-ligjore.
k.k/NOA