English

Gripi i derrave, Vasili: Asnjë rrezik, janë marrë të gjitha masat

Tiranë, 2 nëntor NOA - Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka deklaruar sot se në Shqipëri, gripi i derrave nuk përbën rrezik.

Sipas tij janë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe aktualisht situata në vend është e qetë.

 "Situata po ndiqet hap pas hapi, Shqipëria nuk ka zhvillime as të rëndësishme as të parëndësishme, ka një zhvillim normal. Nuk kemi raste të reja të gripit të derrit.

Kemi një situatë nga më të mirat në rajon" tha sot Vasili. Kreu i Shëndetësisë shtoi gjithashtu se pas disa ditësh do të kryen ekzaminimet e rasteve të dyshuara në laboratorin që do të ngrihet në vend. "Brenda pak ditësh ne do të kemi laboratorin tonë të ekzaminimit ashtu sikurse kishim premtuar dhe njëkohësisht brenda muajit dhjetor do të fillojmë dhe vaksinimin e grupeve të riskut" deklaroi Vasili.

k.k/NOA

KOMENTE