Durrës, 2 nëntor, NOA - Forcat e policisë së Durrësit kanë kapur në flagrancë 28-vjeçarin Sokol Baruti, lindur në Gosë të Kavajës dhe banues në Shkozet të Durrësit.
Burimet policore bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se arrestimi i tij është kryer pasi ai është kapur në flagrancë me një pistoletë TT, me Nr.A299.1946 si dhe një krehër me 7 fishekë, model 54 dhe kalibër 7.62 milimetër.
U kryen veprimet e para proceduriale dhe materialet iu kaluan prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Prodhim dhe mbajtje e armëve luftarake dhe municionit" te parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.
n.e/NOA