English

Kosova, sot zi për tragjedinë e Tisës

Prishtinë, 2 nëntor, NOA - Pas një dite gëzimi dhe feste, si ajo e djeshmja, kur Kosovën e vizitioi ish-presidenti amerikan, Bill Klinton, sot ky vend do të përfshihet në një ditë zie kombëtare, në shenjë nderimi ndaj personave që humbën jetën në tragjedinë e lumit Tisa.

Një fakt të tillë e ka bërë të ditur zyrtarisht, përmes një deklarate për shtyp, vetë presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, sipas të cilit vendimi në fjalë është shenjë e dhimbjes së të gjithë qytetarëve të Kosovës për tragjedinë e bashkvendasve të tyre. Në mesin e muajit tetor besohet se 15-16 kosovarë humbën jetën, derisa përpiqeshin të kalonin ilegalisht kufirin Serbi-Hungari.

Deri tani janë gjetur dhe identifikuar vetëm pesë kufoma, ndërsa tre persona kanë mbijetuar.

Për më të fundit prej tyre lajmi u dha vetëm para pak ditësh, ndërsa flitet se ai është në dhomat e paraburgimit në Austri.

n.e/NOA

KOMENTE