English

Leverkusen kërkon Kros, Hënes nuk pranon largimin nga bavarezët

Tiranë, 2 Nëntor NOA - Fantazisti i talentuar i kombëtares gjermane Toni Kros kërkohet me ngulm, për t'iu bashkuar Bajer Leverkusenit gjatë merkatos së janarit.

Leverkuseni e dëshiron lojtarin, si një ndër përforcimet e mundshme, për të fituar titullin kampion në Gjermani, por kjo kërkesë ka sjellë reagimet e bavarezëve që gjithashtu kanë të njëjtin objektiv, në fund të këtij edicioni.

Leverkuseni dëshiron shërbimet e Kros, për të nënshkruar një kontratë me afat të gjatë, por Hënes insiston se kjo gjë nuk ka për të ndodhur.

"Ne do të luajmë ndaj Bajer Leverkusenit, një muaj më vonë. Unë kam biseduar me drejtorin e këtij klubi, Rudi Fëler për shumë çështje, por sigurisht që nuk kemi folur fare për transferimin e lojtarit, Toni Kros, - theksoi Hënes.

"Klubi ynë, - vijoi ai, - ka një kontratë me të deri në vitin 2012 dhe ne dëshirojmë që marrëveshja mes palëve të përmbushet në fund".

Lojtari 19-vjeçar është bashkuar me Bajernin, kur gjigantët bavarezë drejtoheshin nga Jurgen Klinsman.

Bajer Leverkuseni kryeson aktualisht kampionatin gjerman dhe synon që të përforcohet me lojtarë të tjerë në muajin janar, duke "goditur" rivalin direkt, Bajernin e Mynihut, teksa synon t'i rrëmbejë disa nga lojtarët më të talentuar të skuadrës. Â

e.m/f.sh/NOA

KOMENTE