Bagdad, 2 nëntor, NOA - Mbi 100 mijë të vrarë mendohet të jetë bilanci i civilëve të cilët kanë humbur jetën në Irak që nga momenti i shpërthimit të konfliktit të armatosur.
Lajmi bëhet i ditur nga një organizëm që merret me llogaritjen e dëmeve të luftës në këtë vend, sipas të cilit, muaji tetor ishte një nga më të përgjakurit, ku të paktën 343 civilë të pafajshëm në Irak kanë humbur jetën në atentate të ndryshme.
Këtë shifër e kanë shtuar shpërthimet e 25 tetorit pranë ministrisë së Drejtësisë shënuan edhe numrin më të madh të viktimave që prej vitit 2007.
Sipas të dhënave të forcave irakiane të sigurisë, me viktimat e këtij muaji, numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë arrin në 100 mijë, që nga viti 2003 kur forcat amerikane ndërhynë në këtë shtet.
n.e/NOA