Tiranë, 2 nëntor, NOA - Zgjedhja e Nikolin Jakës në krye të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë është e parregullt dhe nuk mund të merret si e mirëqenë.
Një fakt të tillë e ka deklaruar përmes një letre dërguar këtij institucioni, ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti.Në radhët e saj, ai sqaron sesi Nikolin Jaka nuk ka qenë anëtar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë e si i tillë, nuk meritonte të zgjidhej në krye të saj.
Në letrën e pavlefshmërisë së zgjedhjes së Jakës në krye të DHTI-së, thuhet ndër të tjera se pasi organi mbikqyrës shqyrtoi vendimin e marrë për zgjedhjen e Jakës, vuri re sesi ky fakt nuk ishte fare në rendin e ditës së mbledhjes kur ai është zyrtarizuar.
Në të tilla kushte, METE rithekson edhe njëherë se zgjedhja e Jakës nuk është aspak e rregullt dhe prandaj, ajo nuk qëndron e cilësohet e pavlefshme.
n.e/NOA
Â
Â