Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ferdinand Xhaferri, do të marrë pjesë në "Konferencën e 2-të Ndërkombëtare për Investimet e Huaja në Shqipëri".
Konferenca zhvillohet nën iniciativën e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, nën patronazhin e Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe Presidentit të Grupit të Bankave Islamike Për Zhvillim, Dr. Ahmad Mohamed Ali Al Madani, nga data 2-5 Nëntor 2009, pranë "Tirana International Hotel".
Ministri Ferdinand Xhaferri pritet te marre fjalën ne panelin qe ka si temë investimet ne turizëm, i cili mbahet neser pasdite (e marte, 3 nentor), në orën 16:30, në sallën A, ne Hotel Tirana. Pas tij, do te flasë zonja Nada Kallçiu, si perfaqesuese e Agjencisë Kombëtare te Turizmit.
Ky panel do të shoqërohet me një sesion interaktiv pyetje-përgjigjesh, ku ministri Xhaferri do t'u përgjigjet pyetjeve të pjesëmarrësve në lidhje me çështjet e turizmit në Shqipëri, që përbëjnë edhe objektin i këtij paneli.
E mirepresim pjesemarrjen dhe bashkepunimin tuaj.
Zyra e Shtypit
MTKRS